Privacy Policy

Kush jemi ne

Ne jemi Studio Monaliza, një sallon bukurie në Gjakovë.
Adresa jonë e faqes së internetit është: https://studio-monaliza.com

Çfarë të dhënash mbledhim

Kur vizitorët plotësojnë formularin e kontaktit, ne mbledhim emrin, adresën e emailit dhe mesazhin e tyre vetëm për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre. Ne nuk i ndajmë këto të dhëna me palë të treta.

Megjithatë, faqja jonë mund të përdorë Meta Business Suite (Facebook dhe Instagram Ads) etj për menaxhimin e fushatave reklamuese. Kjo nënkupton që Meta mund të mbledhë të dhëna anonime (si cookies, IP, ose vizita në faqe) për qëllime të targetimit reklamues.
Këto të dhëna nuk përfshijnë informacionet personale të dërguara përmes formularit të kontaktit.

Faqja jonë mund të përdorë edhe shërbimet e Google Ads, përfshirë format e kontaktit (Lead Forms), për qëllime marketingu dhe kontaktimi me klientët. Të dhënat e dërguara përmes këtyre formave përdoren vetëm për komunikim dhe rezervime dhe nuk ndahen me palë të treta.

Përmbajtje e integruar nga faqe të tjera – Media

Faqja jonë mund të përmbajë video, foto ose postime nga faqe të tjera (p.sh. Instagram ose YouTube).
Këto faqe të jashtme mund të mbledhin të dhëna për ju në përputhje me politikat e tyre të privatësisë.

Cookies

Faqja jonë mund të përdorë “cookies” për funksione teknike (p.sh. për të ruajtur preferencat e shfletimit).
Vizitorët mund të çaktivizojnë cookies në çdo kohë përmes cilësimeve të shfletuesit të tyre.

Sa kohë i ruajmë të dhënat

Të dhënat që dërgohen përmes formularit të kontaktit nuk ruhen në serverin e faqes sonë.
Ato dërgohen vetëm në adresën tonë të emailit dhe ruhen në mënyrë të zakonshme në Gmail, si pjesë e komunikimit tuaj me ne. Ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për komunikim dhe shërbime, maksimumi 24 muaj, ose deri në kërkesën për fshirje nga përdoruesi.

Të drejtat tuaja

Nëse keni dërguar ndonjë mesazh përmes formularit tonë, mund të kërkoni që:

  • të merrni një kopje të të dhënave tuaja personale që ne ruajmë,
  • ose të kërkoni që ato të fshihen në çdo kohë. Nëse nuk keni marrë përgjigje brenda 14 ditësh, ju lutemi riprovoni kontaktin

Për ta bërë këtë, ju mund të na kontaktoni në adresën tonë të emailit më poshtë.

Email: info@studio-monaliza.com, Numri i telefonit: +38344371362

Ku dërgohen të dhënat tuaja

Mesazhet e dërguara përmes formularit të kontaktit mund të kontrollohen për spam përmes shërbimeve automatike të filtrimit.

Kjo politikë e privatësisë është përditësuar më: Tetor 2025.